Takim me kolegët shkrimtarë në Tiranë, janar 2024

HAKI TAHA Legjendari i Kosovës

PËRSHENDETJE GJAKOVË nga Agim Gjakova

BUZËQESH DHE NJËHERË PËR MUA nga Agim Gjakova

HESHTJA E GURIT / Për Agim Gjakovën nga K. P. Traboini

Monday, February 5, 2024

GRUAS SIME - poezi nga Agim Gjakova

AGIM GJAKOVA

GRUAS SIME


E përhershmja gjethe e gjelbër
në albumin e jetës
kur më pehaten erërat
dimër para vetës më e çelur
se dita më e paskajshme
se nata shigjetim i agut
nëpër këto vite të gjata

ndërsa qielli im ishte fytyra jote
nëpër hekura hapësirë
më mbeteshin buzëqeshjet e tua
të rreshkura sa shpejt

u dha trokama në tëmthat e mi
të lodhur kur vesa e kohës nisi
me t’i njomë sytë
në rrudha shkëmbore kujtimet
m’u ngurosën e nga një fije bore
fësht m’u shtua te kryet.

Buzëqesh edhe një herë për mua
drita mbi fytyrë tremb terrin e egër
në një skutë dhe vështrimin
e luanit dalëngadalë ma zbutë,

buzëqesh edhe një herë për mua
si një karvan thneglash
mendimet ma pickojnë trurin
helmin ma thith si shpendi kokërr
për kokërr grurin,

buzëqesh edhe një herë për mua
le të më lëvizin ngjyrat
përtej kohës më thellë
ah, çfarë ndjesish, vrullesh,
shpërthimesh të valëta ndjell!

Për një buzëqeshje çdokujt ia kam zili.


No comments:

Post a Comment