AGIM GJAKOVA
PËRSHENDETJE GJAKOVË
Fragment
Lulet e mëngjesit të pranverës
Bulojnë me bar Çabratit,
Erenikut çohet mjegulla
E shket në diell valëzat,
E në qytetin tim
Nallanet me rrypa
Rrijnë të parat breg namzgjahut
Me u shit për disa pare, për jetën,
Arnuesi i çizmeve prej gome
Fërkon nganjëherë duert
Duer që kushedi a do marrin pare,
Pare për jetën!
Dyqanet hapen e i thonë:
Mirëmëngjesi!
Dhe të gjithë presin se si ajo do të buzëqesh.
Ej, të gjitha këto kam dëshirë me i fut në krahnor!
Me i ndryshue nji herë e përgjithmonë.
.......................................
Për këtë të vërtetë ju çoj përshëndetje,
Juve shokë dhe
Ty qyteti im,
Përshëndetje djemve të tu, trimave të fortë
Dhe ngjallësve të qytetit,
Përshëndetje nallaneve me rrypa,
Qelesheve që teren në diell
Në kalldrëmin e Çarshisë së Madhe,
Dhe furrëtarëve që nxjerrin samuna me çaragat,
Pleqve që kuvendojnë mbi qepenat e dyqaneve
Që shiten sa me jetue edhe nji ditë,
Përshëndetje mbjellësve të duhanit në breg t’Llukacit.
Hamajve të Lamës së Drithit,
No comments:
Post a Comment